Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mogherini: Bosnje dhe Hercegovina ka arritur progres të madh drejt BE-së

Shefja e diplomacisë evropiane Federica Mogherini ka thënë të shtunën në Sarajevë se Bosnja dhe Hercegovina ka bërë përparim të madh drejt Bashkimit Evropian dhe se paqja e stabiliteti janë me rëndësi të madhe.

Pas takimeve me anëtarët e Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës dhe anëtarët e Këshillit të ministrave të këtij vendi, ajo së bashku me kryesuesin e Këshillit të ministrave Denis Zvizdiq i është drejtuar publikut duke thënë se Bosnja dhe Hercegovina pas vetes ka arritur rezultate të prekshme, shkruan KP.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vizita e Mogherinit në Bosnjë dhe Hercegovinë vjen në kuadër të turneut të saj diplomatik nëpër vendet e rajonit gjatë të cilës ka vizituar edhe Kosovën.