Tusk i shqetësuar, Polonia mund të largohet nga BE-ja

Tusk i shqetësuar, Polonia mund të largohet nga BE-ja

04 gusht 2017 08:40

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, është shprehur i shqetësuar pasi vendi i tij, Polonia mund të largohet nga Bashkimi Evropian.

Deklaratat e Tusk vijnë në mesin e konflikteve në mes të Bashkimit Evropian dhe partisë, Ligji dhe Drejtësia nga Polonia, pas tentimeve të kësaj të fundit për të reformuar sistemin e drejtësisë.

BE-ja ka shprehur shqetësim edhe për prerjen masive të drunjve në vend.

Qeveria polake i ka hedhur poshtë kritikat e BE-së, dhe ka refuzuar të t’i përmbahet një ligji të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për të ndaluar prerjen e pyjeve.

“Këto deklarata duhet se janë fillimi i shenjave që Polonisë nuk i duhet Bashkimi Evropian. Frikësohem se jemi shumë afër këtij momenti”, u ka thënë Tusk gazetarëve.

Tusk i ka bërë këto komente pasi është pyetur për tetë orë nga prokurorët e Varshavës, të cilët janë duke hetuar rastin e rrëzimit të aeroplanit më 2010, në Smolenks të Rusisë.

Në këtë ngjarje ka vdekur ish presidenti i Polonisë, Lech Kaczyński dhe 95 persona të tjerë.

Lideri i partisë, Ligji dhe Drejtësia, Jaroslaë Kaczynski, e ka akuzuar Tusk, që atë kohë ka qenë kryeministër i vendit, si përgjegjës për rrëzimin e aeroplanit në të cilin ka vdekur vëllai i tij binjak, presidenti, Lech Kaczynski.

Sipas tij, rrëzimi i aeroplanit nuk ka qenë aksidenti dhe ka akuzuar Tusk për “përgjegjësi morale” për vdekjen e vëllait të tij.

Më 9 mars, Tusk është zgjedhur për herë të dytë si president i Këshillit Evropian, nga liderët e BE-së.

Komentet

Leka08/08/2017 14:07

Po lirisht le te largohet se cfare e mire vjen nga Polonia, per shkak te Polonise Anglia Po le BE-ne

Shto koment

Të ngjashme