Takimi i NATO-s fokusohet në shpenzimet për mbrojtje dhe terrorizmin

Takimi i NATO-s fokusohet në shpenzimet për mbrojtje dhe terrorizmin

15 shkurt 2017 10:43

Ministrat e mbrojtjes së NATO-s pritet të diskutojnë shpenzimet për mbrojtje dhe luftën kundër terrorizmit në takimin që do të mbahet në Bruksel, ku për herë të parë do të marrë pjesë edhe Sekretari i ri amerikan i Mbrojtjes, James Mattis.

Një ditë para takimit dy ditor, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se ai ka besim që takimi do të rikonfirmoj rëndësinë e aleancës veri-atlantike. Ai iu ka bërë thirrje vendeve anëtare që të sigurojnë Shtetet e Bashkuara për përkushtimin e tyre rreth rritjes së shpenzimeve për mbrojtje, shkruan REL.

Pas gati tre vitesh të veprimeve agresive të Rusisë, aleatët e shqetësuar të NATO-s janë duke kërkuar siguri për përkushtimin amerikan ndaj aleancës 28 anëtarëshe pasi presidenti amerikan, Donald Trump e ka quajtur NATO-n të vjetëruar dhe është kërcënuar se nuk do e ofrojë përkrahjen amerikane nëse vendet anëtare nuk rrisin shpenzimet për mbrojtje.

Trump rregullisht ka kritikuar vendet anëtare të NATO-s, që nuk shpenzojnë 2 % të Bruto Prodhimit të tyre Vendor për mbrojtje.

Stoltenberg ka thënë se shpenzimet për mbrojtje ka qenë tema kryesore e dy telefonatave që ka pasur me Trumpin.

Në vitin 2014, Rusia e aneksoi ilgealisht Krimenë e Ukrainës, ndërsa përkrah separatistët pro Kremlinit që po luftojnë në Ukrainën lindore, ku prejse ka nisur konflikti janë vrarë mbi 9750 njerëz.

Stoltenberg ka thënë se SHBA-ja, Britania, Polonia, Greqia dhe Estonia tashmë shpenzojnë 2 % të Bruto Prodhimit Vendor, ndërsa Lituania, Letonia dhe Rumania po i afrohen këtij kushti.

Takimi në Bruksel, pritet që të fuqizojë përfshirjen e NATO-s në luftën kundër terrorizmit, në veçanti kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik. 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme