Botë

SHBA-Rusi, pamje nga shkëmbimi dramatik i të burgosurve

Një video nga media shtetërore ruse tregon momentin kur takohen të burgosurit e liruar, ylli i basketbollit amerikan, Brittney Griner dhe tregtari famëkeq i armëve, Viktor Bout, në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në një skenë të redaktuar para se të publikohej në Rusi, Griner dhe Bout shihen duke kaluar në asfalt në një aeroport në Abu Dhabi.

Pamjet raportohet se janë me origjinë nga shërbimet e sigurisë ruse.

Rusia liroi basketbollisten Brittney Griner të enjten në një shkëmbim dramatik të burgosurve, teksa SHBA-ja, e liroi tregtarin famëkeq rus të armëve, Viktor Bout, por nuk arriti të fitonte lirinë edhe për një tjetër amerikan, Paul Whelan, i cili është burgosur për gati katër vjet.