Shtëpia e Bardhë ka pranuar dje se presidenti amerikan, Donald Trump, e ka ndihmuar djalin e tij për ta përgatitur deklaratën për takimin e vitit të kaluar me një avokate ruse gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale.
E përditshmja Washington Post ka raportuar pardje se presidenti i kishte thënë djalit të tij, Donald Trump të riut, që t’i thotë shtypit se takimi kryesisht ishte i fokusuar në adoptimet e fëmijëve rusë nga shtetasit amerikanë, megjithëqë më vonë, emailat kanë treguar se takimi ishte paraparë për diskutim për informacione dëmtuese potenciale për rivalen presidenciale demokratike, Hillary Clinton.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Huckabee, tha se presidenti Trump vetëm “ka ofruar sugjerime, sikur që do të vepronin shumë baballarë” dhe ka shtuar se deklarata e djalit të presidentit për shtyp, pasi takimi ishte zbuluar për të parën herë muajin e kaluar, ishte e vërtetë dhe “nuk ka pasur pasaktësi” në të.
Ky incident duket se tregon për përkushtimin e presidentit që t’i neutralizojë akuzat për përzierjen ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane. Kjo çështje e ka ndjekur presidencën e tij prej 20 janarit kur ai u inaugurua në Shtëpinë e Bardhë.
Ky zhvillim i fundit mund të ndikoj në intensifikimin e akuzave të ligjvënësve të Shteteve të Bashkuara se Trump po përpiqet t’i fshehë lidhjet me qeverinë e jashtme, e akuzuar për përpjekje për ta ndihmuar atë në zgjedhje.
Avokati i presidentit, Jay Sekulow, i ka hedhur poshtë raportet për këtë incident, duke i cilësuar si “keqinformim”.