Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

SHBA i vendos sanksione të reja Venezuelës, Maduron e quan diktator

Qeveria amerikane e quajti “një diktator” presidentin venezuelian Nikolas Maduro dhe vendosi sanksione të reja kundër tij pas një votimi të shumëkundërshtuar për zgjedhjen e asamblesë kushtetuese.

Masat ndëshkuese parashikojnë ngrirjen e aseteve të mundshme në SHBA, ndërsa kompanive dhe individëve amerikane u ndalohet të bëjnë biznes me Maduron.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Zgjedhjet e së dielës u shënuan nga dhuna e protestat masive. Të paktën 10 persona humbën jetën në trazira.

Ndërsa presidenti venezuelian e cilësoi votimin si revolucionar, koalicioni opozitar që bojkotoi zgjedhjet tha se 88 për qind e votueseve nuk kishin marrë pjesë. Prokurorja e përgjithshme e Venezuelës Luisa Ortega, një kritikë e zëshme e qeverisë Maduro, e quajti votimin e së dielës një shprehje të ambicieve diktatoriale.