Botë

Trump dhe Abe e shohin Korenë Veriore si kërcënim në rritje

Shtëpia e Bardhë thotë se presidenti amerikan, Donald Trump, dhe kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, kanë vlerësuar se programi raketor i Koresë Veriore është kërcënim “serioz dhe në rritje”, transmeton rel.

Gjatë bisedës së djeshme telefonike, të dy liderët kanë shprehur përkushtim për intensifikimin e presionit ekonomik dhe diplomatik ndaj Phenianit, pas testit të fundit të një rakete balistike ndërkontinentale.

Trump dhe Abe “janë pajtuar se Koreja Veriore paraqet kërcënim direkt serioz dhe në rritje për Shtetet e Bashkuara, Japoninë, Korenë Jugore dhe vendet e tjera në rajon dhe më larg”, theksohet në lumtesën e Shtëpisë së Bardhë dhe shtohet se “presidenti Trump e ka riafirmuar përkushtimin tonë të fuqishëm për mbrojtjen e Japonisë dhe Koresë Jugore nga çfarëdo sulmi, duke e përdorë rrezen e plotë të kapaciteteve të Shteteve të Bashkuara”.