Botë

Johnson i gatshëm për kryeministër, por e pret garë e vështirë

Ish-kryeministri britanik, Boris Johnson, është kthyer nga pushimet teksa po përshpejtohet gara për kryetar të Partisë Konservatore.

Johnson dhe familja e tij kanë ndërprerë pushimet në Republikën Domenikane, për të fituar përkrahjen e anëtarëve të partisë që të kthehet përsëri në postin e kryeministrit pas dorëheqjes së Liz Trussit.

Ai deri të shtunën publikisht nuk ka deklaruar se do të garojë, mirëpo aleatët e tij që kanë folur me të, kanë thënë se ai është i gatshëm dhe njëri prej favoritëve për të marrë postin e kryetarit të Partisë Konservatore, raportoi BBC. 

Mirëpo ish-zëvendëskryeministri në Qeverinë e Johnsonit, Dominic Raab, ka thënë se ai mund të përqendrohet nga hetimi që po zhvillohet ndaj tij për shkelje të etikës.

Udhëheqësit e partisë kanë shkurtuar procesin me qëllim që emri i kryeministrit të vendoset më 28 tetor.

Në rast të konfirmimit, Johnson në garë do të përballet me Rishi Sunak, të cilit të shtunën i është forcuar përkrahja brenda partisë.