Botë

Irani - Borrellit: Respektojmë integritetin territorial të Ukrainës

Descriptive Text

Pavarësisht bashkëpunimit të tij me Rusinë për aftësitë e mbrojtjes, Irani respekton "integritetin territorial" të Ukrainës, ka deklaruar të premten pohoi ministri i Jashtëm iranian Hossein Amirabdollahian, gjatë një bisede telefonike me kryediplomatin e Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Amirabdollahian mohoi gjithashtu se Teherani i kishte ofruar Moskës dronët e përdorur në Sulmet vdekjeprurëse në Kiev këtë javë.

“Politika e Teheranit në lidhje me luftën në Ukrainë është të respektojë integritetin territorial të vendit”, i tha Hossein Amirabdollahian Josep Borrell, përfaqësuesit të lartë të BE-së për çështjet e jashtme dhe politikën e sigurisë”, thuhet në një postim në Tëitter në Ministrisë së Jashtme iraniane, raportoi CNN-i të premten.

Sipas deklaratës, ministri i Jashtëm iranian ka thënë po ashtu se Irani dëshiron që lufta në Ukrainë të marrë fund sa më shpejt.

"Irani nuk u dërgon armë palëve ndërluftuese në Ukrainë dhe dëshiron t'i japë fund luftës dhe t'i japë fund zhvendosjes së njerëzve. Ministri i Jashtëm iranian nënvizoi se Republika Islamike po bën përpjekje për të ndalur armiqësitë në Ukrainë përmes diplomacisë dhe këshillon evropianët ta shohin çështjen me një qasje realiste”, citohet të ketë thënë Amirabdollahian.

Irani ka mohuar në mënyrë të përsëritur furnizimin me dron "kamikaz" në Rusi, përballë provave në rritje për të kundërtën. Të enjten, Shtëpia e Bardhë tha se personeli ushtarak iranian ka vizituar Krimenë për të ndihmuar në operacionet ruse që synojnë infrastrukturën civile në Ukrainë duke përdorur dronë.

John Kirby, koordinatori i komunikimit në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, ka thënë se prania e personelit iranian është dëshmi e angazhimit të drejtpërdrejtë të Teheranit në konflikt.