Botë

Shpërthimi në Nord Stream shkatërroi “50 metra të gypit të gazsjellësit”

Së paku 50 metra gyp nëntokësorë që sjellë gazin rus për në Gjermani, mendohet se është shkatërruar nga shpërthimi muajin e kaluar, raporton BBC.

Një video e bërë nga një kompani robotike norvegjeze, që është publikuar në faqen suedeze “Expressen”, ka shfaqur prishjen masive të gypit “Nord Stream 1”.

Policia daneze beson se “shpërthimi masiv” ka bërë katër vrima në gypin Nord Stream 1 dhe po ashtu Nord Stream 2.

Është ende e paqartë se kush apo çfarë ka shkaktuar prodhimin, ndërsa ka dyshime për sabotazhë.

Dërgesat e gazit janë pezulluar që nga shpërthimi i 26 shtatorit, nëpërmjet gypave që kalojnë nga Deti Baltik.

Kremlini ka akuzuar hetuesit perëndimorë se po kërkojnë të fajësojnë Rusinë për dëmtimin.

Ndërkohë Perëndimi ka aluduar se Rusia është fajtore për shpërthimi.

“Blueye Robotics” ka përdorur dronë nënujorë për të filmuar ngjarjen.

Nga filmimet shihet se pjesë të gypit janë duke munguar apo janë varrosur në shtratin e detit.

“Vetëm një forcë ekstreme mund ta deformojë ashtu një metal të trashë në mënyrë siç po e shohim”, ka thënë operatori i dronit Trondf Larsen.