Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Incident i ri mes anijeve amerikane dhe palës iraniane në Gji

Një incident i ri ka vënë përballë anijet amerikane dhe ato të palës iraniane në Gji, pas një rasti të njëjtë të shënuar të martën e kaluar, sipas një deklarate të Gardës Revolucionare publikuar në faqen e tyre në internet.

Sipas deklaratës, incidenti u shënua dje pasdite mes aeroplanmbajtëses Nimitz dhe anijeve shoqëruese nga njëra anë dhe fregatave iraniane të pajisura me raketa nga ana tjetër.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Rreth orës 16:00 sipas orës lokale, aeroplanmbajtësja Nimitz dhe anijet shoqëruese të palës amerikane, që ishin nën monitorimin e fregatave iraniane të pajisura me raketa në afërsi të zonës naftëmbajtëse Ressalat (në rajonin qendror të Gjirit) kanë nisur një helikopter për t’iu afruar anijeve të Gardës Revolucionare”, pohoi deklarata, transmeton KP.

Ai denoncoi qëndrimin “provokues dhe aspak profesional të palës amerikane”, të cilën dhanë paralajmërime, me anë të fishekzjarrëve në drejtim të fregatave iraniane.