Botë

Momenti kur qëllohet helikopteri rus [VIDEO]

ukraina, rusia, lufta, pushtimi rus, agresioni rus, helikopteri

Trupat ukrainase kanë shkatërruar një helikopter ushtarak rus mbi qytetin Lyman, raportoi BBC-ja të dielën.

 

Në pamjet e publikuara në Twitter shihet helikopteri që goditet nga distancat, derisa fillon të bie pranë një fushë me grurë në Ukrainë.

Trupat ukrainase e çliruan Lymanin së fundmi nëpërmjet një ofensive të suksesshme. Këtë e bëri të ditur edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, duke shtuar se ofensivat për çlirime të rajoneve të tjera do të vazhdojnë.

Komanda e Forcave Ajrore të Ukrainës gjeti se helikopteri ishte i tipit RF-81852.