Kaczynski pas reformës problematike të gjykatave, në fokus do të ketë mediat

Kaczynski pas reformës problematike të gjykatave, në fokus do të ketë mediat

28 korrik 2017 15:37

Lideri i fuqishëm i partisë në pushtet në Poloni, Jaroslaw Kaczynksi, mbrëmë ka shprehur përkushtim për vazhdimin e reformave “radikale” në sistemin e gjyqësisë, me gjithë kundërshtimet e fuqishme nga Bashkimi Evropian dhe vetoja e presidentit të Polonisë.

Më tutje, ai theksoi se qëllimi i tij i ardhshëm është “decentralizimi” i mediave.

Lideri i Partisë për Ligj dhe Drejtësi, zoti Kaczynski, u ka thënë rrjeteve televizive në Poloni se pret “rezistencë të fuqishme” ndaj planeve të partisë së tij nacionaliste konservatore, për reduktimin e koncentrimit në media.

Ai nuk ka dhënë detaje të tjera, por liderët e partisë më herët i kanë shpallur planet për kufizimin e pronësisë së jashtme të kompanive private të mediave në Poloni.

Shumë gazeta polake i kanë pronarët gjermanë ose zviceranë, derisa një kompani amerikane është pronare e rrjetit më të madh privat televiziv, TVN.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme