Botë

Përgjimet, stafi i Trump kontakte me inteligjencën ruse gjatë fushatës

Stafi i ngushtë elektoral i Donald Trump por edhe bashkëpunëtorë të tjerë të tij kanë mbajtur kontakte të vazhdueshme me shërbimet inteligjente ruse gjatë para dhe gjatë fushatës elektorale të vitit 2016.

Të dhënat telefonike dhe përgjimet që vërtetojnë këtë, konfirmohen edhe nga katër zyrtarë dhe ish-zyrtarë amerikanë.

Agjencitë amerikane të Inteligjencës ndërhynë që të përgjojnë edhe regjistrojnë këto telefonata sepse u ngritën dyshime mbi tentativat e Inteligjencës ruse për të ndikuar apo manipuluar zgjedhjet në SHBA, transmeton tch.

Madje vetë Trump i fryu më shumë zjarrit, kur deklaroi verën e kaluar se shpresonte që shërbimet inteligjente ruse të marrin dhe publikojnë përmbajtjen e email-eve të rivales së tij, Hillary Clinton.

Gjithsesi, të njëjtat burime konfirmojnë se për asnjë moment nuk është vërtetuar që midis stafit të Trump dhe agjencive ruse të inteligjencës të ketë pasur bashkëpunim për manipulimin e rezultatit të zgjedhjeve.

Këto zëra vijnë menjëherë pas dorëheqjes së Michael Flynn, këshilltarit të Trump për sigurinë kombëtare.