Botë

Anija patrulluese e marinës amerikane hap zjarr ndaj anijes detare iraniane

Një anije patrulluese e marinës amerikane ka hapur zjarr ndaj anijes detare iraniane pasi i afrohet rreth 50 metra afër, pas një takimi të tensionuar në Gjirin Persik, raporton Dailymail.

Zyrtarë të SHBA-së kanë thënë se anija iraniane ‘Revolutionary Guard’ është afruar rreth 50 metra me anijen amerikane “Thunderbolt”, dhe nuk i është përgjigjur thirrjeve telefonike, flakëve apo sirenave paralajmëruese, duke e detyruar marinën amerikane që të hapin zjarr paralajmërues drejt saj, transmeton koha.net.

Pasi anijet amerikane kanë shtënë drejt saj, anija iraniane ka ndaluar, kanë thënë zyrtarët amerikanë.

Marina amerikane ka regjistruar deri tani 35 raste të asaj që ata i përshkruajnë si ndërveprime ‘të pasigurta apo jo profesionale’ me forcat iraniane në vitin 2016, ndërsa 23 në vitin 2015.

Incidenti më i rëndë ka ndodhur gjatë vitit të kaluar, ku forcat iraniane kanë kapur 10 ushtarë të SHBA-së dhe i ka mbajtur ata për një natë.