Botë

Gjysma e fëmijëve në botë që nuk mund të arsimohen janë nga Nigeria

Gjysma e fëmijëve në botë që nuk mund të shkojnë në shkollë gjenden në Nigeri, ka njoftuar Ministria e Arsimit e këtij vendi.

“Rreth 20 milionë fëmijë në botë nuk mund të shkojnë në shkollë. Vetëm në Nigeri gjenden gjysma e këtyre, konkretisht 10.5 milionë”, ka thënë Adamu Huseini, sekretar i përhershëm i Ministrisë së Arsimit të Nigerisë në hapjen e Këshillit të 62-të Nacional të Arsimit në shtetin Kano, transmeton AA.

Duke i shprehur shqetësimet lidhur me sistemin arsimor në Nigeri, Huseini ka theksuar se shumica e fëmijëve që nuk mund të shkojnë në shkollë janë nga fisi nomad Fulani, nga familje barinjsh, peshkatarësh apo bujqish.

Sipas tij, faktor kryesor që pengon fëmijët të shkojnë në shkollë janë varfëria dhe zhvendosja e familjeve si pasojë e konflikteve.

“Viteve të fundit, qeveria dhe organizatat private po realizojnë punime intensive në mënyrë që fëmijët të shkojnë në shkollë. Megjithatë, këto punime janë të pamjaftueshme”, ka kritikuar Huseini.

Nigeria ka popullsi prej 200 milionë banorësh, kurse varfëria dhe sulmet e organizatës Boko Haram ndikojnë negativisht në vijimin e procesit arsimor.