Botë

Serbia i shpreh ngushëllime Malit të Zi përmes ambasadorit të shpallur non grata

Mali i Zi e ka vlerësuar nënçmim dhe provokim mënyrën se si ka zgjedhur presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq t’i shpreh ngushëllime presidentit malazez, Milo Gjukanoviq, për tragjedinë që ndodhi ditë më parë, kur një person në Cetinë vrau 10 persona e plagosi disa të tjerë, shkruan gazeta “Danas” të martën.

Vuçiqi i ka nisur ngushëllime Gjukanoviqit përmes ambasadorit që më 2020 ishte shpallur person non grata dhe kjo është vlerësuar e papranushme, provokim dhe tensionim i mëtejmë i raporteve mes dy vendeve.

Vladimir Bozhoviq ishte shpallur person i padëshirueshëm në Mal të Zi, teksa ishte ambasador në nëntor të vitit 2020 dhe ai e nisi letrën ngushëlluese të Vuçiqit përmes adresës zyrtare.

“Lëvizja e sotme paraqet një akt tjetër mosrespektimi ndaj institucioneve të Malit të Zi. Është e papranueshme që Bozhoviq po e përdor ngjarjen tragjike në Cetinë për të vazhduar praktikën e tij të përfaqësimit të rremë dhe shkeljes së konventave ndërkombëtare”, thuhet në deklaratë e Presidencës së Malit të Zi, përcjell “Danas”.

Që nga shpallja e tij person non grata, Serbia ka refuzuar ta emërojë një ambasador tjetër të Mal të Zi.

Për ngjarjen tragjike në Cetinë, Mali i Zi ka shpallur tri ditë zi.