Botë

Thatësira shkakton rrezik për furnizimin me energji në Evropë

Descriptive Text

Thatësira e vazhdueshme në Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropë po e vë nën presion prodhimin e energjisë elektrike, thonë ekspertët.

Energjia elektrike nga hidrocentralet - e cila përdor ujin për të prodhuar energji - ka rënë me 20% në përgjithësi, raportoi të shtunën BBC.

Dhe objektet bërthamore, të cilat ftohen duke përdorur ujin e lumit, janë kufizuar.

Ka frikë se mungesat janë një treguar i asaj që do të ndodhë në dimër.

Në Britani, temperaturat e larta po godasin prodhimin e energjisë nga burimet bërthamore dhe diellore.

Kjo për shkak se teknologjia në termocentrale dhe panele diellore funksionon më dobët në temperatura të larta.

Periudha e zgjatur e thatësisë po ushtron presion të mëtejshëm mbi furnizimet me energji ndërsa Evropa po përpiqet për burime alternative pas pushtimit rus të Ukrainës.

Hidrocentralet janë një burim i rëndësishëm i energjisë për Evropën, por mungesa e ujit në lumenj dhe rezervuare tani po redukton theksueshëm aftësinë e tyre për të prodhuar energji.