Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Elita e re sfidon talebanët

Ulur në shtëpinë e saj në Kabul, ku dy porta të çelikta ofrojnë siguri prej rrugës, Sharzad Akbhar po flet për kapërcimin e urrejtjes ndërmjet afganëve.

29-vjeçarja ka kryer studimet master në zhvillim në Universitetin e Oksfordit. Ka veshur një fustan beduin dhe një palë xhinse të ngushta, shkruan Der Spiegel, përcjell Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në janar, talebanët ia vranë njërin prej miqve më të ngushtë, zv-guvernatorin e Kandaharit, Abdul Ali Shamsi. Ai nuk ishte më i moshuar se ajo. Në ditën e vrasjes, ai ishte takuar me vizitorë nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Një bombë ishte fshehur nën kanapenë e zyrës. Sulmi la të vdekur edhe dymbëdhjetë persona të tjerë.

Shamsi dhe Akhbar kishin themeluar bashkërisht grupin e quajtur “Afganistani 1400”, lëvizje rinore, e cila angazhohej haptazi për dhënien fund të luftës civile në Afganistan. Ajo thotë se në ditën e vrasjes së mikut, një zëdhënës i talebanëve kishte marrë pjesë në një takim të lëvizjes. (Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)