Botë

Rusia: S’ka ende marrëveshje me SHBA-në për shkëmbim të të burgosurve

Brittney Griner

Rusia ka thënë të enjten se negociatat me SHBA-në për shkëmbim të burgosurve po vazhdojnë, porse nuk ka një marrëveshje për të shkëmbyer të burgosurit yllin amerikan të basketbollit Brittney Griner me trafikuesin rus të armëve Viktor Bout, raporton agjencia Reuters.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë për gazetarët se deri më tash nuk marrëveshje në këtë aspekt.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka thënë se bisedimet për shkëmbim të burgosurve po vazhdojnë tash e sa kohë, por pa prodhuar një rezultat.

Ata po i përgjigjeshin komenteve që ka bërë Sekretari Amerikan i shtetit, Antony Blinken, se Washingtoni ka bërë një ofertë serioze për të siguruar lirimin e basketbollistes Griner dhe ish-marinsit amerikan Paul Whelan, që po qëndrojnë në burg në Rusi.