Gjenerali i lartë britanik, Rupert Jones, pjesëtar i koalicionit të forcave që mbështeten nga SHBA-ja, për të luftuar ekstremistët e Shtetit Islamik, ka thënë se fitorja ndaj këtij grupi militant në Raka nuk nënkupton fundin e luftimit të këtij grupi, transmeton rel.
Grupi ekstremist “nuk është mposhtur me çlirimin e Rakës”, ka thënë Jones, duke theksuar se Shteti Islamik vazhdon të ketë prezencë në Irak edhe pas largimit nga baza e tyre, Mosuli.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Çlirimi i qyteteve, Raka dhe Mosul, nuk është fundi. Në fakt është vetëm fillimi i procesit”, ka thënë Jones.
“Ne e dimë si koalicion ndërkombëtar, se ka ende punë edhe këtu në Siri”, ka shtuar tutje ai, duke folur në një zonë, 50 kilometra në veri të qytetit Raka.
Militantët e Shtetit Islamik patën pushtuar zona të mëdha të territorit nga forcat qeveritare siriane dhe ajo irakiane, në vitin 2014.