Botë

Hakmarrja e Rusisë për takimet e liderëve perëndimorë

Koha e të dyja sulmeve duket se ishte e krahasuar me takimet evropiane të presidentit të SHBA-së, Joe Biden, kryeministrit britanik, Boris Johnson, kancelarit gjerman, Olaf Scholz, dhe presidentit francez, Emmanuel Macron. Të gjithë mbështetës të Ukrainës.

Seria e fundit e tmerreve në Ukrainë ndodhi gjatë kësaj jave kur fuqia e raketave ruse ra shi breshri mbi civilët në qendrën tregtare shumë larg prej vijës së frontit. Koha e bombardimit nuk ishte koincidencë.

Ani pse lufta e ashpër në lindje të Ukrainës nuk po vërehet, brutaliteti i sulmeve ruse me raketa mbi qendrën tregtare në qytetin Kremenchuk dhe në ndërtesat në Kiev, ka shpërfaqur peizazhin e plotë para syve të botës, sidomos të liderëve perëndimore që u mblodhën në tri samite në Evropë.

A ishin sulmet mesazh nga presidenti rus Vladimir Putin teksa Perëndimi po tentonte të armatoste Ukrainën për të forcuar rezistencën e saj dhe të vendoste Ukrainën në shtegun drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian?

I këtij mendimi ishte kryetari i Kievit, Vitali Klitschko kur raketat goditën kryeqytetin më 26 qershor, tri ditë pasi liderët e BE-së me shumicë u pajtuan që Ukraina të bëhej kandidate për anëtarësim.

Ishte “sulm simbolik” teksa liderët e G7-s pastaj të NATO-s, thotë Klitschko. Së paku gjashtë persona mbetën të vdekur në bombardimin e Kievit që shembi një bllok apartamentesh.

Ish-gjenerali komandues i forcave të ushtrisë amerikane në Evropë, gjenerallejtënanti i pensionuar Ben Hodges, ka folur për lidhjen e sulmeve dhe takimeve të liderëve të BE-së. “Rusët po poshtërojnë liderët e Perëndimit”, ka thënë ai.

Një ditë pas sulmit në Kiev, teksa udhëheqësit e G-7-s u takuan në Gjermani për të diskutuar mbështetjen e mëtejshme për Ukrainën gjatë samitit të tyre vjetor, Rusia lëshoi raketa në qendrën tregtare të mbushur me njerëz në qytetin qendror të Ukrainës Kremenchuk, duke vrarë të paktën 19 persona.

Koha e të dy sulmeve duket se ishte e krahasuar me takimet evropiane të presidentit të SHBA-së, Joe Biden, kryeministrit britanik Boris Johnson, kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit francez Emmanuel Macron. Të gjithë mbështetës të Ukrainës.

Duke kundërshtuar provat, Putin dhe zyrtarët e tij mohojnë se Rusia ka goditur zonat e banuara. Putin ka mohuar që forcat ruse kanë pasur cak qendrën tregtare në Kremenchuk, duke thënë se raketa kishte cak depon e armëve afër qendrës tregtare. Mirëpo zyrtarët ukrainas dhe dëshmitarët kanë thënë se një raketë goditi drejtpërdrejt qendrën tregtare.

Nuk ishte hera e parë që bombardimet shiheshin si sinjale të pakënaqësisë së Moskës. Në fund të prillit, raketat ruse goditën Kievin vetëm një orë pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy mbajti konferencën për media me sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

“Kjo tregon shumë për qëndrimin e vërtetë të Rusisë ndaj institucioneve globale”, kishte thënë Zelenskyy në atë kohë. Kryetari i Kievit e quajti sulmin mënyrë të Putinit për të “treguar gishtin e mesit”.

Presidenti rus kohët e fundit ka paralajmëruar se Moska do të godiste objektivat që i kishte kursyer deri më tani nëse Perëndimi furnizonte Ukrainën me armë që mund të arrinin në Rusi. Nëse Kievi merr raketa me rreze të gjatë, Rusia “do të nxjerrë përfundimet e duhura dhe do të përdorë mjetet tona të shkatërrimit, të cilat ne i kemi shumë”, ka thënë Putini.

Të premten Rusia bombardoi zonat e banuara në qytetin bregdetar pranë Odesës dhe vrau në të paktën 21 persona, duke përfshirë dy fëmijë.

Ndërsa mesazhet e Rusisë mund të jenë të prera dhe shkatërruese, sinjalet e Ukrainës nën Zelenskyyn janë përqendruar çdo ditë në përpjekjen për të shpërfaqur tmerret e Moskës te një botë që çdo ditë e më shumë po rrezikon të lodhet nga lufta.

Nëse interesi zbehet, mbështetja e përbashkët e parë në samitet globale mund të zbehet gjithashtu dhe bashkë me të urgjenca për të ofruar armët më të rënda që dëshiron Ukraina.

Zelenskyy ka tentuar të bashkojë lutjet për më shumë ndihmë me përkujtuesit se e gjithë Evropa në fund të fundit është në rrezik. Ai e përshkroi sulmin në qendrën tregtare si “një nga sulmet terroriste më të guximshme në historinë evropiane”.

Me gjithë vuajtjet e padiskutueshme të Ukrainës, ishte deklaratë e guximshme e disa hiperbolave në kontekstin e sulmeve ekstremiste me vdekje masive në Paris, Nicë, Bruksel, Madrid dhe Londër vetëm në këtë shekull.

Për Zelenskyy dhe Ukrainën, kërkesa themelore nuk mund të përsëritet sa duhet: të ofrojë më shumë armë të rënda dhe më shpejt, përpara se Rusia të bëjë përfitime të pakthyeshme në rajonin industrial lindor të Donbasit, ku vazhdojnë luftimet rrugë më rrugë.

Në fjalimet e tij publike të natës, Zelenskyy gjithashtu sigurohet që të rrokë vëmendjen për tmerrin e përditshëm në Ukrainë, duke i bërë thirrje botës më të gjerë përtej liderëve globalë.

Këtë javë, ai akuzoi Rusinë për sabotim të “përpjekjeve të njerëzve për të jetuar një jetë normale”. Imazhi i gërmadhave të qendrës tregtare e thotë pjesën tjetër të mesazhit.