Botë

Bideni beson se Ukraina së shpejti do të bëhet anëtare e BE-së

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka thënë të hënën se ka pak gjasa që ta vizitojë Ukrainën kur ai të udhëtojë në Evropë këtë fundjavë, raporton CNN.

“Varet”, ka thënë Biden kur është pyetur nëse planifikon ta vizitojë Ukrainën. “Nuk dua të shkaktoj më tepër vështirësi për ukrainasit”.

I pyetur nëse planifikon të udhëtojë derisa të jetë në Gjermani dhe Spanjë për samitet e G7 dhe NATO-s, Biden ka shtuar: “Në këtë udhëtim ka pak gjasa”.

Biden nuk e ka vizituar Ukrainën që kur nisi pushtimi rus më 24 shkurt. Ai dërgoi në Ukrainë, Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken dhe Sekretarin e Mbrojtjes, Lloyd Austin, ndërsa udhëtoi edhe zonja e parë Jill Biden.

I pyetur nëse pret që Ukraina të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, Bideni i ka thënë gazetarëve se me shumë gjasë do të ndodhë.