Doganat gjermane njoftuan sot se kanë sekuestruar një sasi rekord të kokainës, në portin e Hamburgut. Sasia e kapur është 3,8 tonë, që vinte nga Amerika e Jugut dhe arrin vlerën 800 milionë euro.
“Sekuestrimet e mëparshme të sasive të kokainës në Gjermani kishin të bënin me dërgesa prej 50-150 kilogramë, por tashmë agjentët e doganave janë përballur me një sasi prej më shumë se një ton”, theksojnë shërbimet doganore në një komunikatë, raporton AFP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Bëhet fjalë për sasinë më të madhe të sekuestruar ndonjëherë më parë në Gjermani”, nënvizoi një zyrtar i lartë i Ministrisë së Financave, Werner Gatzer, transmeton kp.
Në muajin mars doganierët kanë sekuestruar 1,4 tonë kokainë të fshehur në bordin e një kamioni që vinte nga Paraguai.