Botë

Rusia shton sulmet ajrore në Donbas

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka bërë të ditur se Rusia po i shton sulmet ajrore në rajonin lindor të Donbasit në Ukrainë, raporton BBC të shtunën.

Raketat e lundrimit po përdoren për të penguar lëvizjen e përforcimeve dhe furnizimeve të trupave ukrainase. Por Ministria e Mbrojtjes thotë se këto sulme raketore kanë dështuar të kenë ndonjë ndikim të rëndësishëm dhe rezervat e raketave të drejtuara ka të ngjarë të jenë varfëruar.

Armët që po përdoren janë më të sakta pasi ato përdorin pozicionimin satelitor, vendndodhjen me rreze infra të kuqe ose përcaktimin lazer për të arritur në objektiv. Ndërkaq municionet si bombat me rënie të lirë - përdorin një trajektore të thjeshtë balistike pasi lëshohen nga një aeroplan.

Disa sulme ajër-tokë kryhen nga avionët Su-25 “Frogfoot”.

Forcat Ajrore të Rusisë po përpiqen të përparojnë në rajon, me sulme ajrore dhe sulme artilerie.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë më parë se taktikat ajrore të Rusisë janë kryesisht "të kundërta ndaj rrezikut" - që do të thotë se ato nuk janë të gatshme të kalojnë shumë kohë në hapësirën ajrore të Ukrainës për shkak të kërcënimit të raketave tokë-ajër.