Botë

Disa civilë të vrarë në sulmet ruse në Severodonetsk

Guvernatori i Luhanskut, Serhiy Haidai, ka akuzuar Rusinë se në mënyrë sistematike po e shkatërron qytetin Severodonetsk dhe po i vret civilët, njofton BBC.

Severodonetsk, është një nga qytetet e pakta në rajonin e Donbasit që ende janë në dorë të Ukrainës.

Forcat ruse kanë intensifikuar sulmet në këtë qytet, ndërsa ka pasur bombardime të dielën.

Guvernatori i Luhanskut ka thënë se nga bombardimet e fundit kanë vdekur disa civilë dhe se është shkatërruar një bllok i apartamenteve dhe një kinema.

Mirëpo, ai ka shtuar se forcat ruse kanë dështuar ta kapin një rrugë kyçe në këtë qytet.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se situata mbetet e vështirë në Donbas dhe Kharkiv.