Botë

Laburistët me në krye Anthony Albanese pritet ta formojnë qeverinë e re të Australisë

Descriptive Text

Kryeministri australian, Scott Morrison është larguar nga pushteti pasi vendi ka zgjedhur qeverinë e parë laburiste në pothuajse një dekadë, kanë parashikuar rrjetet lokale, raporton BBC të shtunën.

Kjo do të thotë se lideri laburist, Anthony Albanese do të jetë kryeministri i ardhshëm i vendit.

Por ende nuk është e qartë nëse do të jetë lidership i shumicës apo në koalicion me të pavarur dhe parti të vogla.

Anthony Albanese do të jetë kryeministri i parë australian me prejardhje jo anglo-kelte.

Një nga politikanët më jetëgjatë të Australisë thotë se është koha që parlamenti të reflektojë "Australinë moderne", duke përmendur gjithashtu fillimet e tij modeste si fëmijë në banesat publike.

Ai gjithashtu ka fituar një reputacion si një mbrojtës i sistemit të kujdesit shëndetësor falas të Australisë, një avokat i komunitetit LGBT, një republikan dhe një tifoz i pasionuar i ligës së ragbit.