Botë

Raketat ruse godasin infrastrukturën hekurudhore në Lviv

Forcat ajrore të Ukrainës kanë thënë të martën, se një raketë ruse me bazë në det ka goditur objektivat e infrastrukturës jashtë qytetit perëndimor të Lvivit, gjatë natës së kaluar.

Sipas deklaratës, mbrojtja ajrore e Ukrainës ka rrëzuar tri raketa tjera, shkruan BBC-ja.

Guvernatori rajonal tha se janë goditur objektet hekurudhore.

Rusia ka synuar qendrat e transportit dhe depot e karburantit rreth Lvivit, në një përpjekje të dukshme për të penguar dërgesat e armëve nga vendet në perëndim