Një qytet kanadez ka votuar kundër të pasurit varreza myslimane në vend.
Referendumi u mbajt sot në Saint-Apollinaire, ku vetëm 49 njerëz kishin të drejtë vote prej 5000 personave, ku 36 prej tyre votuan kundër, shkruan BBC, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVarrezat në këtë vend u propozuan nga Qendra Islamike Kulturore në Quebec, vend ku pati të shtëna në muajin janar e ku mbetën të vdekur gjashtë persona.
“Kurrë nuk kemi besuar që këta njerëz mund t’i kundërshtojnë varrezat myslimane. Nga çka kanë frikë ata?”, ka thënë presidenti i qendrës Mohamed Labidi.
Kjo qendër ka blerë një ngastër për t’i bërë varrezat, pasi ishte e vetmja zonë për varreza myslimane.
Vendimi i qytetit për t’i kundërshtuar këto varreza ka çuar në zemërim myslimanët dhe avokatët për të drejtat e njeriut.