Botë

Malorusia, “shtet” në lindje të Ukrainës

Separatistët në Donjeck, në linjde të Ukrainës kanë shpallur krijimin e shtetit Malorusia, e cila, siç thonë, do të jetë trashëgimtare e Ukrainës, transmeton Koha.net.

Lideri i të vetëshpallures Republika Popullor e Donjecku (RPD) Aleksandar Zaharçenko ka deklaruar sot se në përgatitje e sipër është kushtetuta e “shtetit” e cila më pas do të vihet në votim.

Zaharçenko, siç njofton agjencia serbe e lajmeve beta, ka propozuar periudhën e transicionit trevjeçar drejt themelimit të shtetit të ri të pavarur Malorusia, si zgjidhje e konfliktit trevjeçar në lindje të Ukrainës.

Malorusia është shpallur shtet sovran dhe trashëgimtare e Ukrainës me Donjeckun kryeqytet, thotë edhe portali rus sputnjik .

"Ne përfaqësuesit e ish – Ukrainës, shpallim themelimin e shtetit të ri, Malorusia, shtet trashëgimtar i Ukrainës, ka kumtuar “ministri” i RPD-së Aleksandar Timofejev.

Ai ka deklaruar se shteti i ri do të udhëheqë politikë të ripërtëritjes së lidhjeve me Rusinë, bashkimit me Federatën e Rusisë e të Bjellorusisë, gjuha zyrtare e tij do të jenë rusishtja e malorusishtja e gjuhët rajonale do t’i kenë të drejtat e veta statusore.

Konflikti në Donjeks ka shpërthyer në prillin e vitit 2014.

Banorët e atij rajoni kanë votuar për pavarësi në referendumi.

Ukraina ka filluar operacionin ushtarak kundër separatistëve që ndihmohen nga Rusia.

Në konflikte deri më tash janë vrarë më shumë se 10 mijë persona.

Rusia nga Ukraina në ndërkohë ka aneksuar Krimenë.