Botë

SHBA-ja zotohet t’i mbështesë Finlandën e Suedinë drejt NATO-s

Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se do ta mbështesë çdo lëvizje nga Finlanda apo Suedia për t’iu bashkuar NATO-s, si përgjigje ndaj nisjes së pushtimit rus të Ukrainës.

“Do ta mbështesim aplikimin e Finlandës për anëtarësim në NATO apo atë të Suedisë”, ka thënë sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, raportoi Sky News të enjten.

Finlanda e ka konfirmuar të enjten se do të aplikojë për t’iu bashkuar aleancës veriatlantike, derisa Suedia pritet ta bëjë këtë në ditët në vijim.

Shumë shtetet e kanë përkrahur vendimin e Finlandës për t’ju bashkuar NATO-s, përfshirë këtu Gjermaninë, Francën dhe tani edhe SHBA-në.