Botë

Apokalipsa sot: Vërshime e zjarre nga Mali i Zi në Kanada

Vera 2017 është njëra nga më zjarrtat në historinë më të re.

Dëshmi për këtë janë mijëra zjarre që kanë shpërthyer në gjithë botë. Megjithatë nuk mungojnë as vërshimet e valët e ftoha që po ashtu marrin haraç.

Ballkani është njëra nga vatrat marrë para sysh zjarret që po bëjë kërdi në Kroaci, Hercegovinë, Mal të Zi, Itali por edhe Shqipëri. Stuhia e zjarrit s’ i ka kursyer as Pirinejet, ku Portugalia sërish po lufton me zjarret, katër javë pasi zjarret në këtë vend morën jetët e më shumë se 60 vetave, transmeton koha.net.

Po digjet edhe riviera franceze. E se stihia s’e ka përfshirë vetëm Europën, tregon edhe Kanadaja e cila po ashtu përballet me 138 zjarre në Kolumbinë Britanike ku dhe është shpallur gjendja e jashtëzakonshme.

Nga ana tjetër, Greqia e Turqia janë përfshirë nga vërshimet. Turistë në Greqi në vend se në plazhe janë marrë me pastrimin e ujit nga apartamentet pas shiut të dendur që ra. Në Turqi sot është vërshuar Stambolli .Në Argjentinë telashe të mëdha kanë nxjerrë valët e akullta nga Poli Jugor që shkaktoi edhe viktima në njerëz.

{gallery}