Botë

Dështon fluturimi në Izrael pasi pasagjerëve u dërgohen fotografi të rrëzimit të aeroplanit

Descriptive Text

Kapiteni i një fluturimi turk të AnadoluJet ndërpreu ngritjen e tij në aeroportin kryesor të Izraelit pasi pasagjerët morën imazhe të rrëzimit të avionit në telefonat e tyre, raportoi BBC të martën.

Autoriteti i Aviacionit të Izraelit ka thënë se aeroplani po ngrihej nga Aeroporti Ben Gurion kur ngjarja ndodhi.

Pasagjerët dhe stafi u zbritën dhe valixhet u inspektuan.

Disa izraelitë të rinj u identifikuan si të dyshuar dhe janë marrë në pyetje. Aeroplani u ngrit pesë orë më vonë pasi u sigurua se mund të fluturonte.

AnadoluJet Boeing 737 me 160 pasagjerë në bord ishte në rrugë për t’u ngritur kur pasagjerët e alarmuan stafin se kishin marrë fotografitë. Kapiteni u informua dhe vendosi të kthehej në pikën e nisjes.

Fotografitë u shpërndarë përmes AirDropit, shërbim i Apple që i mundëson përdoruesve të dërgojnë nga një pajisje te tjetra në distanca të shkurtra. Të gjitha fotografitë u pranuan në iPhone.

Fotografitë përfshinin imazhe të aeroplanit Turkish Airlines që u përplas në Holandë më 2009 dhe një tjetër përplasje në SHBA më 2013.