Botë

Trupat e 44 ukrainasve gjenden nën rrënojat e një ndërtese në Iyzum

Trupat e 44 civilëve janë gjetur nën rrënojat e një ndërtese në Izyum të Ukrainës, raporton Sky News të martën.

Zyrtarët ukrainas kanë bërë të ditur se ndërtesa është shkatërruar në muajin mars, derisa trupat e pajetë janë gjetur në fillim të këtij muaji.

"Trupat e 44 civilëve u gjetën në Izyumin e pushtuar përkohësisht, nën rrënojat e një ndërtese pesëkatëshe, e cila u shkatërrua nga pushtuesit në pjesën e parë të marsit. Ky është një tjetër krim i tmerrshëm lufte i ushtrisë ruse kundër popullatës civile”, ka thënë Oleg Sinegubov, kreu i administratës ushtarake rajonale të Kharkivit.

Pushtimi i Ukrainës ka nisur më 24 shkurt, derisa deri tani mijëra civilë ukrainas janë vrarë si pasojë e bombardimeve të vazhdueshme ruse.