Botë

Ambasadori rus në Poloni sulmohet me ngjyrë të kuqe

Ambasadori rus në Poloni, Sergey Andreev, ka përjetuar një përvojë jo shumë të këndshme gjatë vizitës në varrezat e ushtarëve sovjetikë në Varshavë, ka njoftuar të hënën AP-ja.

Me rastin Ditës së Fitores mbi Fashizmin, që Rusia e feston çdo 9 maj, Andreev tentoi të vendoste lule te varrezat, por qytetarët e mbledhur nuk e lejuan një gjë të tillë.

Ambasadori rus u mbulua nga ngjyra e kuqe, që simbolizon gjakun që po derdhet në Ukrainë, si pasojë e agresionit rus të nisur më 24 shkurt.

Pas incidentit, ai u largua nga varrezat dhe më vonë njoftoi se askush nuk është lënduar.