Botë

Publikohen pamjet e bombardimeve të fabrikës Azovstal në Mariupol

Një varg bombardimesh janë regjistruar të mërkurën në fabrikën e çelikut në Azovstal të Mariupolit. Mediumi bjellorus “Nexta” i ka publikuar filmimet e sulmit, derisa edhe gjatë ditës së mërkurë ka vazhduar evakuimi i civilëve.

Sipas raportimit të BBC-së, të paktën 500 persona të lënduar gjenden brenda fabrikës, ndërsa gjendja e tyre është kritike. Spitali në afërsi të Azovstalit thuhet të jetë qëlluar gjithashtu.

Javëve të fundit, Azvostali ishte shndërruar në një qendër të madhe luftimesh, ku trupa ushtarake ukrainase, ishin futur brenda saj për t’i zmbrapsur rusët.

 
Publikohen pamjet e bombardimeve të fabrikës Azovstal në Mariupol

Publikohen pamjet e bombardimeve të fabrikës Azovstal në Mariupol DETAJE: https://www.koha.net/r323785

Posted by Koha.net on Wednesday, May 4, 2022