Merkel paralajmëroi se do të garojë edhe për një mandat të kancelares

Merkel paralajmëroi se do të garojë edhe për një mandat të kancelares

17 korrik 2017 14:56

Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha dje se synonte të vazhdonte detyrën e kancelares së Gjermanisë edhe për katër vitet e ardhshme gjatë një interviste për televizionin gjerman , pasi shumë shpejt do të nisë fushata për zgjedhjet parlamentare të shtatorit.

Në një intervistë për televizionin ARD, kancelaria Merkel foli për çështjet e brendshme të refugjatëve dhe investimet, si dhe marrëdhëniet me Turqinë dhe Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO).

Si një lidere me pikëpamje të moderuara politike, gjatë intervistës, Merkel nuk pati frikë të mbështeste parimet në të cilat besonte.

Pavarësisht nga fërkimet me Partinë e saj Konservatore Bavareze, Unioni Kristiansocial (CSU), Merkel, e cila drejton Unionin Kristiandemokrat (CDU), hodhi poshtë kufizimin e numrit të refugjatëve që do të lejoheshin të hynin në vend.

Kjo masë bie ndesh me CSU, lideri i së cilës, Horst Seehofer ka kërcënuar se nuk do të hyjë në koalicion nëse nuk vendos një kufizim vjetor të numrit të refugjatëve.

Kancelarja, Merkel tha se ka ranë dakord me kundërshtarin e saj të qendrës së majtë, Martin Schulz, mbi nevojën për investime në fushën e dixhitalizimit, duke shtuar se problemi kryesor nuk ka qenë mungesa e fondeve por procesi i gjatë i planifikimit.

Merkel e ka vlerësuar NATO-n si një partner në zgjidhjen e problemeve të Gjermanisë me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan pasi të dy vendet janë anëtarë të aleancës së mbrojtjes.

Merkel tha se qeveria e saj do të refuzonte “tërësisht” të negocionte me Turqinë mbi të drejtën e parlamentarëve gjermanë për të vizituar ushtarët gjermanë të vendosur në bazat e NATO-s në Turqi.

Por, ajo vuri në dukje interesin e tyre të përbashkët në luftën kundër milicisë terroriste të Shtetit Islamik nën drejtimin e NATO-s, si një arsye më shumë për të vazhduar bisedimet midis Turqisë dhe Gjermanisë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme