Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian kanë mbështetur njëzëri vendimin për t'i ofruar Ukrainës lehtësime të përkohshme tregtare për disa prodhime bujqësore dhe industriale.
Përfaqësuesit e Parlamentit Evropian dhe të Këshillit Evropian do ta nënshkruajnë marrëveshjen gjatë një seance plenare të Parlamentit në Strasburg, në muajin shtator.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLehtësimet do të aplikohen për tre vjet, nisur nga fundi i shtatorit.
“Me vendimin e sotëm mundësojmë që më shumë prodhime të Ukrainës të eksportohen në BE. Është detyrë e jona të mbështesim Ukrainën dhe t'i forcojmë lidhjet tona ekonomike dhe politike, sidomos në kohën e konfliktit në territorin e saj”, tha ministri i Jashtëm i Estonisë, Sven Mikser, vendi i të cilit mban aktualisht presidencën e BE-së.
Ukraina është në konflikt me Rusinë, e cila i ka aneksuar gadishullin e Krimesë në vitin 2014 dhe vazhdon të mbështesë separatistët që kontrollojnë pjesë të Ukrainës lindore.