Vrasje dhe trazira gjatë votimit në Venezuelë Foto: Reuters

Vrasje dhe trazira gjatë votimit në Venezuelë

17 korrik 2017 11:48

Më shumë se shtatë milionë votues kanë marrë pjesë në një referendum jo zyrtar të organizuar nga opozita në Venezuelë.

Venezuela është polarizuar në mes të mbështetësve të presidentit Nicolas Maduro dhe kundërshtarëve të cilët duan zgjedhje të reja, shkruan BBC, transmeton Koha.net.

Raportohet se është vrarë një infermiere 61-vjeçare, Xiomara Soledad Scott, ndërsa janë plagosur tre të tjerë, të cilët thuhen se janë qëlluar nga disa burra me motor.

Opozita ka fajësuar një “paraushtarak” për të shtënat, për të cilin kanë filluar hetimet.

Venezuela është në krizë dhe mbi 100 persona kanë humbur jetën gjatë trazirave politike që prej muajit prill.

Sipas një grupi akademikësh që monitoruan referendumin më shumë se 7 milionë njerëz votuan të dielën.

Presidenti Nicolas Maduro ka njoftuar se një votim zyrtar do të mbahet në 30 korrik për asamblenë e re, e cila do të ketë fuqinë për rishkrimin e kushtetutës dhe shpërbërjen e institucioneve shtetërore. Për kritikët kjo do të përkthehej me diktaturë.

Opozita po kërkon zgjedhje të reja para se termi Maduro të skadojë në fillim të vitit 2019.

Ndërkaq, Maduro thotë se Asambleja Kushtetuese është e vetmja mënyrë për të ndihmuar Venezuelën nga kriza e saj ekonomike dhe politike, ndërsa votimin e së dielës e përshkoi si "të pakuptimtë".

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme