Botë

Putin: Do t’i fokusojmë eksportet e energjisë nga Lindja

Descriptive Text

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka bërë thirrje për diversifikim të eksporteve të energjisë së Rusisë në drejtim të Azisë.

Putin ka thënë se shtetet evropiane po e destabilizojnë tregun duke u larguar nga gazi dhe nafta ruse.

“Tentimi për të larguar furnizuesit rus, për të zëvendësuar burimet tona të energjisë me alternativa tjera, pashmangshëm se do të ndikojë në gjithë ekonominë globale”, tha Putin.

Ai ka shtuar se Rusia do të zhvendosë drejtimin e eksporteve të saj “hap pas hapi” në drejtim të “tregjeve që po rriten shpejt në jug dhe lindje”.

Vitin e kaluar, rritja e çmimeve nënkuptoi se nafta e gazi u përkujdesën për 36 për qind të shpenzimeve të Qeverisë së Rusisë.

Shumica e të hyrave vinin nga Bashkimi Evropian, që importon 40 për qind të gazit e 27 për qind të naftës nga Rusia.