Përleshje mes tifozëve në Senegal, vdesin 8 derisa po iknin Foto: AFP

Përleshje mes tifozëve në Senegal, vdesin 8 derisa po iknin

16 korrik 2017 10:17

Ikja në rrëmujë ka shkaktuar vdekjen e të paktën tetë personave në një stadium futbolli në Senegal.

Tragjedia ndodhi derisa po luhej finalja e Kupës në stadiumin “Demba Diop” në kryeqytetin senegalez, Dakar, në mes të Stade de Mbour dhe Union Sportive Ouakam, transmeton Koha.net.

Policia u detyrua të ndërhyjë me gaz lotsjellës, derisa turma të mëdha spektatorësh u panë duke ikur, me ç’rast një mur u rrëzua dhe erdhi deri te tragjedia.

Standardet e sigurisë janë të ulëta në stadiumet afrikane. Incidenti në Senegal është i ngjashëm me atë që ndodhi në muajin shkurt në Anglola, me ç’rast 17 persona humbën jetën si rezultat i shembjes së tribunave në stadium.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme