Botë

Studimi: Simptomat e Omicronit janë më pak të rënda se të variantit Delta

covid-19

Personat që preken me variantin Omicron të COVID-19 përjetojnë simptoma më pak të rënda sesa ata me Delta, thuhet në një zbulim të ri, raportoi SkyNews të premten.

Studimi konkludoi se ata me Omicron kanë më pak të ngjarë që të shtrihen në spital dhe të humbin nuhatjen se ata me Delta.

Simptomat nuk zgjasin aq gjatë në individët e vaksinuar me variantin Omicron sa tek ata me Delta. Zbulimet e reja mbështesin studimet e mëhershme që sugjeronin se periudha e infektimit për Omicronin është më e shkurtër se variantet tjera të COVID-it.

Studimi tregoi se humbja e nuhatjes shfaqej në 52.7% të rasteve me Delta, teksa në më pak se 20% tek rastet me Omicron.

Megjithatë, dy simptoma që vazhdimisht u vërejtën për dy variantet, pavarësisht vaksinimit, ishin dhimbja e fytit dhe zëri i ngjirur.

Disa nga simptomat më të rënda, duke përfshirë djegien e syve, marramendjen, ethet dhe dhimbjet e kokës ishin dukshëm më pak të përhapura në rastet e Omicronit, sipas studiuesve.