Botë

Mariupoli është bërë “Auschwitzi i ri”, sipas kryetarit të qytetit

Descriptive Text

Kryetari i qytetit që është bombarduar më së shumti në Ukrainë, Mariupol, Vadym Boychenko, ka thënë të mërkurën se forcat ruse e kanë shndërruar atë në një Auschwitz.

"Racistët e kthyen të gjithë qytetin tonë në një kamp vdekjeje. Kjo nuk është më Çeçeni apo Aleppo. Ky është Auschwitzi dhe Maidaneku i ri”, ka thënë Boychenko në një postim në Facebook, raporton Sky News.

Boychenko ka thënë se sipas vlerësimeve të një jave më parë, 5,000 njerëz ishin vrarë në qytetin port jugor, por duke pasur parasysh madhësinë e Mariupolit dhe nivelin e shkatërrimit.

Qyteti ka qenë shtëpia e rreth 400,000 njerëzve, por disa janë arratisur përpara pushtimit rus.

Kryebashkiaku pretendoi se njerëzit e lidhur me Rusinë po mblidhnin dhe digjnin trupat e banorëve të Mariupolit.