Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Viktimat e Nicës përkujtohen me spektakël dritash në Paris

Një koncert madhështor në homazh të viktimave të sulmit që tronditi Nicën vitin e kaluar përmbylli ditën e gjatë të ceremonive përkujtimore në përvjetorin e tragjedisë të premten.

Pjesë e koncertit ishte Orkestra e Filarmonike e Nicës, aktorë francezë, kompozitori i njohur Michel Legrande dhe dirigjenti rus Valery Gergiev. Një memorial i përbërë nga pllaka në një segment rruge u kompletua përgjatë ditës nga familjarë të viktimave, banorë të Nicës dhe turistë. Mesazhi 170 metra i gjatë përfshin moton e Francës “Liberte, Egalite, Fraternite”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Familjarët e viktimave lëshuan në qiell 86 balona, aq sa ishin viktimat e sulmit, ndërsa banorë të Nicës lëshuan 300 të tillë, transmeton TCH.

Rruga ku ndodhi tragjedia ishte e mbushur plot me njerëz, kryesisht turistë, një vit pasi drejtuesi i një kamioni hyri përmes turmës që po shijonte spektaklin e fishekzjarreve në Ditën e Bastijës. Në vend të fishekzjarreve, 86 drita lazer, nga një për secilin viktimë, rrezatuan nga shëtitorja duke ndriçuar qytetin.

Ndërkaq, një shfaqje spektakolare fishekzjarresh mbi Kullën Eiffel mbylli festimet për Ditën e Bastijës.