Sot bëhet një vit nga tentim grushtshteti në Turqi, prapa të cilit qëndruan një grup i ushtarakëve të komandës turke.
Përpjekja e ushtrisë turke për ta marrë pushtetin në Turqi me forcë, dështoi pas thirrjes që presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, u bëri qytetarëve të cilët në mënyrë masive dolën dhe bllokuan forcat ushtarake.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas kësaj dite, më shumë se 50 mijë ushtarë, policë e punëtorë shtetërorë u burgosën, kurse dhjetëra mijëra të tjerë u larguan nga vendet e punës.
Për këtë pushteti turk e ka akuzuar lëvizjen Fetho të klerikut Fehtullah Gulen, i cili jeton në SHBA.
Tentim grushtshteti ka lënë shumë pyetje të pasqaruara, pasi disa nga vendet perëndimore për këtë e akuzojnë presidentin Erdogan, i cili përmes këtij plani arriti që të forcojë pushtetin e presidentit dhe të marrë kompetenca më të mëdha për vete.