Rreth 20 milionë emigrantë afrikanë mund të vijnë në Evropë në të ardhmen e afërt, sipas një raporti të Presidentit të Parlamentit Evropian, transmeton koha.net.
Antonio Tajani ka thënë se Evropa duhet të bëjë më shumë për të ndihmuar azilkërkuesit në mënyrë që të shuajnë migrimin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka propozuar që Evropa të hapë qendër të azilit në Libi në përpjekje për të mbrojtur refugjatët në nevojë.
Në këtë moment, qendrat e ndalimit në këtë shtet shkel të drejtat e njeriut, sipas BE-së.
Tajani ka thënë për Die Welt se “ka mbi 30 qendra që drejtohen në mënyrë të paligjshme nga kontrabandistët apo nga grupe të ndryshme për qeverinë”.
Presidenti ka thënë se qendrat e pranimit të BE-së në këtë vend do ti ofronte azilkërkuesve kujdes shëndetësor dhe nuk do të bëhen “kampe të përqendrimit”.
Në 2017-ën ka pasur rritje për 40 për qind të numrit të emigrantëve që kanë arritur në Itali.
Shumë nga ta janë nga Afrika, ndërsa deri tani 12 mijë njerëz kanë udhëtuar rreth bregdetit mesdhetar gjatë këtij viti.
Ky lajm vjen pasi kreu i agjencisë kufitare të BE-së ka paralajmëruar se organizata për shpëtimin e emigrantëve nga Mesdheu janë duke nxitur njerëzit nga trafikantët, raporton dailymail.
Trafikantët përfitojnë duke futur ilegalisht emigrantët në Evropë, me një rrezik të konsiderueshëm.
