Botë

Vërshime në Vietnam, 14 të vdekur

Descriptive Text

Të paktën 14 persona kanë humbur jetën në vërshimet e mëdha që kanë goditur Vietnamin verior, pas shirave të shumta të javës së kaluar, ndërkohë që priten shira të reja, njoftuan sot autoritetet vendore.

Pothuajse 500 shtëpi dhe më shumë se 1.400 hektarë me oriz janë shkatërruar në nëntë provinca, njoftoi Komiteti qendror për parandalimin e katastrofave natyrore, transmeton Reuters.