Tokio, 13 korrik – Japonia ka ekzekutuar sot me varje dy të burgosur, që janë ekzekutimet e para që prej muajit nëntor, njoftoi qeveria.
Dy të burgosurit të identifikuar nga Ministria e Drejtësisë janë Masakatsu Nishikawa 61 vjeç dhe Koichi Sumida 34 vjeç, të cilët u varën në Osaka dhe Hiroshima.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNishikawa u dënua me vdekje për vrasjen e katër menaxhereve të bareve në perëndim të Japonisë në 1991.
Vendimi për dënimin me vdekje u finalizua nga Gjykata e Lartë në vitin 2005.
Sumida u dënua për përdhunim dhe vrasjen e një kolegu në Okayama në vitin 2011.
Vendimi për dënimin me vdekje u finalizua në vitin 2013.
Numri i përgjithshëm i ekzekutimeve të kryera nën drejtimin e qeverisë së kryeministrit, Shinzo Abe ka arritur në 19.
Japonia është nga të paktat vende të zhvilluara, si edhe SHBA-ja, që ruan ende dënimin me vdekje.