Në Parlamentin iranian 73 deputetë kanë kërkuar nga lideri i vendit Ayetullah Ali Hamaney që të mbështesë zbatimin e planit, i cili parashikon zhvendosjen e kryeqytetit nga Teherani, transmeton Anadolu Agency (AA).
Deputeti Ebulfazl Ebuturabi i cili ka folur për Agjencinë e lajmeve të parlamentit në Iran tha se 73 deputetë i kanë dërguar letër Hamaney të cilët kërkojnë zbatueshmërinë e draftit të miratuar në parlament në muajin dhjetor të 2015 dhe i cili është përgatitur duke marrë parasysh shkaqet si popullsinë e madhe, ndotjen e ajrit, trafikun e rënduar dhe rrezikun e tërmeteve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDuke vënë në dukje se zjarrin e shkaktuar në janar në qendrën e biznesit Plasko në Teheran ku patën humbur jetën 26 persona, Ebuturabi tha se "Kjo ngjarje ka treguar se në Teheran po bien këmbanat e rrezikut nga pikëpamja e urbanizimit. Në letrën e deputetëve të shkruar ndaj Ayetullah Hamaney i kanë kërkuar që të kryejë udhëzimet e nevojshme të autoriteteve për zhvendosjen e kryeqytetit".
Deputeti iranian ka thënë se "Ngjarja Plasko ka treguar se sa i pambrojtur është Tehrani përballë këtyre ngjarjeve".
Duke vënë në dukje se kjo situatë ka treguar edhe nevojën e planit në këtë çështje për zhvendosjen e kryeqytetit nga Teherani në një qytet tjetër Ebuturabi tha se "Në legjislaturën e mëparshme parlamentave ishte miratuar drafti për zhvendosjen e kryeqytetit politik dhe qeverisës. Pavarësisht kësaj presidenti (Hasan Ruhani) deri më tani nuk i ka dhënë rëndësinë e nevojshme zbatimit të këtij drafti".
Drafti për zhvendosjen e kryeqytetit në Iran nga Teherani me një popullsi prej 16 milionë banorë në një qytet tjetër u miratua më 25 dhjetor 2013 me votën e 110 deputetëve në parlamentin prej 290 deputetësh. Këshilli i formuar në kuadër të planit vazhdon punimet në çështjen se "ku do të jetë alternativa më e mirë" për kryeqytetin.