Amerika lidh Baltikun me Mesdheun, Serbia “ishull”

Amerika lidh Baltikun me Mesdheun, Serbia “ishull”

13 korrik 2017 10:15

Nëse në një të ardhme të afërt, Maqedonia anëtarësohet në NATO, siç deklaron profesori i Sigurisë, Millan Mijallkovski, Serbia, përveç Bosnjës e Hercegovinës, do të jetë plotësisht e rrethuar nga vendet anëtare të NATO-s.

Në strategjinë e vet ushtarake Beogradi zyrtar mbanë asnjanësinë dhe sigurinë përmes procesit në anëtarësimit në BE, ndërkaq qeveria e re maqedonase dhe malaziase, të cilët kanë vendosur të hynë në NATO, me ç’rast vënë në pikëpyetje të ardhmen e tyre me shtetet kryesore të Evropës.

Nëse në një të ardhme të afërt, Maqedonia anëtarësohet në NATO, siç deklaron profesori i Sigurisë, Millan Mijallkovski, Serbia, përveç Bosnjes e Hercegovinës, do të jetë plotësisht e rrethuar nga vendet anëtare të NATO-s, njofton B92.

Sipas të gjitha gjasave, Maqedonia do të hyjë në NATO, pavarësisht a i plotëson kushtet apo jo, sepse NATO shkon në atë drejtim që të zgjerojë ndikimin saj në terren.

Kështu, pastaj në një të ardhme, duke ofruar kushte e rrethana të tilla që, e rrethuar, Serbia të hyjë në NATO, thekson Mijallkovski, transmeton RTK.

Por, derisa NATO nuk do të shfaqet si agresore, nuk vepron me aksione subversive, përse Serbia të shfaqet e shqetësuar për sigurinë e saj, ndonëse ndodhet e rrethuar me vendet anëtare të kësaj organizate, pyet profesori i Sigurisë, Millan Mijallkovski.

Por NATO nuk ka treguar se është një organizatë mbrojtëse, por organizatë ofensive e agresore dhe në këtë kontekst, situate mund të bëhet e padëshirueshme, si në sferën ndërkombëtare, ashtu edhe në sigurinë e brendshme të Serbisë, ngase siguria e Serbisë mund të cenohet të themi, nëse NATO insiston të ndërhyjë në punët që janë në interesin e saj, por që shkojnë në dëm të interesit të vet Serbisë, thotë profesori Mijallovski.

Nuk duhet dramatizuar anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, por në të kundërtën, këshillon profesori Mijallovski, duhet bashkëpunuar me këtë organizatë, sikurse "Organizatën e Tashkentit", e quajtur "Pakti i Tashkentit", në mënyrë që Serbia të mos ketë arsye të ndryshojë strategjinë e saj, rrugën e saj neutrale në fushën e sigurisë.

“Kjo do të thotë që NATO-ja nuk duhet falënderuar, por duhet pasur parasysh transformimin e saj nga ’99-ta e këndej. Por edhe Serbia nuk është më siç ishte dikur, viteve të fundit të shekullit të kaluar.

Ndërkaq, analisti tjetër për çështjen e sigurisë, Dushan Prorokoviq deklaroi se anëtarësimi i Maqedonisë në NATO, për Serbinë do të ishte deri diku negative, ngase e vetme në rajon do të mbetej si neutrale, ndërkohë që vendet tjera përreth janë anëtare e NATO-s. Në anën tjetër, shton Prorokoviq, prania e Maqedonisë në NATO nuk ndikon në mënyrë dramatike sigurinë e brendshme të Serbisë, ngase edhe ashtu ajo ishte e rrethuar nga këto vende.

Për Serbinë, në aspektin e sigurisë, shton Prorokoviq, më domethënës ishte fakti pranimi i Malit të Zi në NATO, ngase kjo ndikon në planin afatgjatë, sidomos në daljen në det, ndikon në zhvillimin e tregut të lirë në viset e Adriatikut, etj.

Por, shton eksperti i sigurisë, Prorokoviq, kur flasim në aspektin e gjerë gjeopolitik të Evropës në tërësi, hyrja e këtyre vendeve në NATO do të kenë pasoja të mëdha për vet vendet e tyre.

“SHBA fton vendet e Ballkanit në NATO që rrumbullaksojë konceptin e krijimit “Intermarium”, vendet e Evropës Lindore, që do të arrihej përmes tri deteve dhe në kuptimin gjeopolitik të veçonte Gjermaninë nga Rusia. Kjo mund të kuptohet jo vetëm me vizitat e presidentit amerkian Donald Trump, por edhe me projektet që ndikojnë në fushën e energjetikës në kë këtë pjesë të Evropës.

Çështja është se si e vlerësojnë këtë Gjermania e Franca, si dy vende kryesore të BE-së”, deklaroi eksperti i sigurisë Dushan Prorokoviq.

Shikuar në këtë kontekst, thekson ai, ky është kërcënim ndaj interesave të BE-së, që në rrethana të tilla, nuk mund të planifikohet të qëndrojë në mes në botën multipolare, ngase në kontekstin e vjetër SHBA-të janë lojtarë kryesorë, por që Gjermania e Franca në njëfarë mënyre do të kundërviheshin.

“Kështu, për dallim nga vitet ’90-ta, kur hyrja në NATO garantohej dhe hyrja në BE, tani jemi në një situatë tjetër që anëtarësimi në NATO nuk do të thotë anëtarësim në BE”, deklaroi Prorokoviq.

Presioni ndaj Serbisë do të ndodhë, mendon ai, vështruar në kontekstin e rrethit “Intermarium”, si fushë gjeopolitike që përfshin nga Baltiku deri në Mesdhe, transmeton RTK.

Në strategjinë e saj mbrojtëse Serbia ka përcaktuar vetes dy synime, thekson ai: një, që Serbia të mbajë qëndrimin neutral në fushën ushtarake dhe dy, që siguria e saj të garantohet përmes procesit të anëtarësimit në BE.

“Ndërkaq, sa i përket qeverive të Malit të Zi e të Maqedonisë, lidhur me anëtarësimin e tyre në NATO, që me këtë akt sjellin në pikëpyetje raportet e tyre me vendet kryesore evropiane në të ardhmen, fjala vjen me Gjermaninë e Francën. Serbia zgjedh rrugën tjetër. Dëshiron që sigurinë e vet ta mbrojë përmes BE-së duke u mbështetur në Gjermaninë dhe Francën. NATO-n e lëmë anash dhe bashkëpunojmë me të vetëm në rast nevoje”, theskoi Prorokoviq.

Një hap i tillë, shton ai, është hap drejt stabilitetit, ndërsa hyrja në NATO, hap drejt destabilitetit, ngase mund të ndodhë deri te tensionimi i gjendjes brenda vet kontinentit tonë, mes anëtarëve të vjetër në BE dhe NATO të Perëndimit dhe anëtarëve të rinj në BE dhe NATO, në Lindje.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme